Vjosa Osmani: Kurti është në linjë me mua për mbrojtjen e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti nuk e kanë pasur as dallimin më të vogël në atë se “Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiqi”. Ajo shtoi se më mirë është thuhet ndonjëherë se Kurti është në një linjë me Vjosën, e jo anasjelltas.
Për këto tema, ajo tha se ka folur shumë më herët se Lëvizja Vetëvendosje të hyj në parlament.
“Kurrë nuk kemi pasur as dallimin më të vogël në atë se Kosova duhet të mbrohet nga Vuçiçi, nga Serbia dhe nga shërbëtorët e tyre në Kosovë, kurrë nuk është kjo çështje që na ka ndarë, gjithmonë kemi qenë në një linjë. Ju po keni qef me thënë Vjosa në një linjë me Kurtin, por mw mirë do të ishte me thënë edhe Kurti në një linjë me Vjosën. Nuk ju kam parë ndonjëherë duke e thënë këtë, sidomos juve si gra ju inkurajoj që për hir të barazisë është mirë ndoshta ndonjëherë me thënë. Për shumë tema unë e kam ngritur zërin shumë herët edhe para se LVV të hyj në parlament, kundër atyre fenomeneve”, shtoi ajo.
Osmani tregoi edhe nëse do të rikandidojë për presidente.
“Do të vendosi në ndërkohë, sa po them që ta marrë do pushim, po çohen do gazetarë e po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndal e me vazhdu”, deklaroi Osmani./Kosovapress
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë