Megaoperacioni antidrogë në Elbasan, Gjykata rrëzon ndalimet: Ishin të paligjshme
Këtë të enjte është zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit seanca për masat e sigurisë, e cila ishte ndërprerë një ditë më parë, për të arrestuarit gjatë operacionit të bujshëm antidrogë të koduar “First Day”.
Në vendimin e zbardhur, gjykata ka cilësuar se shumica e ndalimeve janë kryer në mënyrë të paligjshme, ndërsa ka vendosur masat e sigurisë për të ndaluarit. Këto masa variojnë nga arrest me burg, arrest në shtëpi, deri te detyrimi për paraqitje, etj.
17 persona janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, për shkak të rrezikut të lartë për përsëritje të veprës penale ose pengim të hetimeve.
8 persona janë vendosur në “arrest shtëpie”, me detyrimin për të qëndruar të izoluar në banesë dhe në dispozicion të hetimeve.
4 persona janë lënë në masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, një masë më e butë, e zbatuar në rastet kur nuk është konstatuar rrezikshmëri e lartë shoqërore.
1 person është liruar, pasi gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe e cilësoi të paligjshëm arrestimin, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm në mungesë të masave të tjera të sigurisë.
Megaoperacioni “First Day”, i finalizuar në fillim të kësaj jave nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, kishte për objektiv goditjen e një rrjeti të mirëorganizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në të gjithë qarkun.
Si rezultat i këtij operacioni të shtrirë në disa qytete – përfshirë Elbasanin, Librazhdin, Gramshin, Cërrikun, Peqinin, Belshin dhe Prrenjasin – u ekzekutuan gjithsej 30 masa sigurie.
Hetimet për këtë rrjet janë zhvilluar për disa muaj, përmes metodave speciale të hetimit, që çuan në identifikimin e strukturës dhe rolit të secilit prej të përfshirëve në veprimtarinë kriminale.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit, janë sekuestruar: sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, armë zjarri dhe municion luftarak,shuma të mëdha parash në valutë të huaj si dhe targa automjetesh dhe pajisje të tjera të përdorura për aktivitetin kriminal.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 personave të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e të njëjtit rrjet kriminal.
Vendimi i plotë i gjykatës së Elbasanit
“Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen nё kuadёr tё operacionit “First Day” në lidhje me kёrkesёn e Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr “Vleftësimin të ligjshëm të arrestimit/ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit’’.
Sot më datë 11.09.2025, vendosi:
1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit Sh.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.Sh., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}
2. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.Th., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.Th., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}
3. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:39 i shtetasit M.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit M.Q., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit M.Q. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
4. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
5. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
6. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:15 i shtetasit S.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit S.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit S.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
7. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit D.E., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit D.E., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit D.E. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
8. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:20 i shtetasit H.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim H.G., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}
9. Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit G.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit G.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit G.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
10. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:37 i shtetasit P.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit P.Q. të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit P.Q në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
11. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit Sh.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.B, i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}.
12. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:15 i shtetasit A.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
13. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:30 i shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit E.S., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit E.S. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
14. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:15 i shtetasit B.G. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim B.G. i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}
15. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.R., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.R., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}
16. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:15 i shtetasit M.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
17. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:20 i shtetasit I.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit I.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit I.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
18. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit K.Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim K.Ç., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}.
19. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit P.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit P.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit P.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
20. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit K.K., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit K.K. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
21. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit K.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit K.H., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit K.H. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
22. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit A.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Caktimin ndaj shtetasit A.K., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit A.K. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.
23. – Arrestimi në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 14:00 i shtetasit L.Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme. – Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për caktimin ndaj shtetasit L.Xh. të masave të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i shtetasit L.Xh. nëse ndaj tij nuk zbatohet ndonjë masë tjetër sigurimi “Arresti në burg” apo ekzekutim vendimi dënimi.
24. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 12:45 të shtetasit J.A., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. – Caktimin ndaj shtetasit J.A. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dy herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë dhe të katërt të cdo muaji, ora 11:00.
25. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 09.00 të shtetasit V.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal. – Caktimin ndaj shtetasit V.D. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, një herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë, ora 11:30.
26. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 11:00 të shtetasit N.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. – Caktimin ndaj shtetasit N.D. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dy herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë dhe të katërt të cdo muaji, ora 12:00.
27. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 13:40 të shtetasit A.T., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar përkatësisht nga nenet 178, 179, 283/1, 278/4 të Kodit Penal. – Caktimin ndaj shtetasit A.T, të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. – Urdhërohet izolimi i shtetasit A.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim