Masakra e Urës Vajgurore, del në gjyq Marashi! Përplaset me familjarët e viktimave
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit vijoi këtë të premte procesi ndaj Fran Marashit, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e rëndë të 17 qershorit 1997 në Urën Vajgurore, ku mbetën të vrarë katër efektivë policie dhe u plagosën gjashtë të tjerë.
Gjatë fjalës së tij, Marashi kërkoi pafajësi, duke deklaruar se nuk ka lidhje me masakrën. “I bëj thirrje organit hetues të thellohet në hetimin e kësaj ngjarjeje dhe të zbulojë autorët e vërtetë. Nuk kam gisht në këtë ngjarje”, u shpreh ai.
SPAK nga ana tjetër kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë, që e dënoi Marashin me burgim të përjetshëm. Avokatët e tij kërkuan alternativisht që, në rast se gjykata e shpall fajtor, të aplikohet gjykimi i shkurtuar.
Në seancë ishin të pranishëm edhe familjarë të viktimave, të cilët debatuan me Marashin.
Familjari: “Jam rritur jetim.”
Marashi: “Ti ke të drejtë të kërkosh drejtësi, por nuk kam gisht në ngjarje.”
Çështja po rigjykohet pas kthimit nga Gjykata e Lartë. Përveç Marashit, me burgim të përjetshëm janë dënuar edhe Musa Protoduari dhe Shkëlqim Protoduari, ndërsa disa persona të tjerë janë dënuar me 25 vite burg.
Fran Marashi mbahet prej kohësh në regjimin e posaçëm 41-bis. Vendimi i Apelit pritet të shpallet më 26 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut