“Për bidon ka dalë super”, zbardhen përgjimet e shpërndarësve të kokainës
Euronews Albania zbardh dosjen dhe përgjimet e prokurorisë e policisë së Elbasanit ku u godit një rrjet spaçatorësh që shpërndanin kokainë, heroinë e kanabis në disa zona të qytetit, por edhe në Gramsh, Cërrik, Belsh, Peqin, Librazhd e Prrenjas.
Operacioni “First day” në Elbasan u zhvillua me metoda speciale hetimore, vëzhgime të fshehta fotografike, përgjime ambjentale dhe veprime simuluese nga agjentë të infiltruar në terren.
Përgjimi:
A: Sa do më japësh?
B: Sa të duash ti o vlla, sa të dush. Sa do ti?
A: Bjer një njishe.
B: Ore sa lek ke un do të ta jap ty. Un e shes me shtatëdhjetë e pesë mij lek minimalja
Hetimi gati 2 vjeçar zbuloi se personat e implikuar e shisnin drogën në zona të caktuara të lagjeve të qyteteve, pranë shkollave, në lokale e ambiente të tjera. Ajo çka bie në sy është përdorimi masiv i kokainës në formën e djegies apo siç njihet ndryshe me bidon.
Përgjimi:
A: Ti e do për bidon?.
B: Po.
A: E di si është ajo. Nuk gjen më të mirë.
B: Po për orët e vona si i bahet?
A: Po hajde e mer kur të dush.
B: Më thanë që është i mirë ky që e ke ti.
A: Më të mirë ske për të gjet.
Për operacionin që u zhvillua ditën e nisjes së vitit të ri shkollor, gjykata e Elbasanit la në burg 16 persona, 7 në arrest shtëpie, 4 hetim në gjendje të lirë ndërsa dhjetra persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Përgjimi:
A: Po more ma shume ta ulim po me kaq skam ca te them.
B: Do mar nga 5(pese) iher ne tre dite.
H: Po more iher ne tre dite ta ul me 40(dyzete).
B: Po most e jete e keqe se e du per bidon.
H: Per bidon ka dal super, ktu në Elbasan eshte heq kjo
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin