Çelet ekspozita me makina retro “Të njohim Shqipërinë”, në shërbim të turizmit

13 Shtator 2025 | 18:13

Në qytetin e Gjirokastrës u çel ekspozita e automobilave retro “Të njohim Shqipërinë”, ku 20 automjete, prodhim i viteve 1936-1955, u ekspozuan në zonën historike duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve. Me pjesëmarrjen e pilotëve nga Shqipëria dhe Italia, ky aktivitet promovoi turizmin përmes pasionit për historikun e automobilizmit.

“Ndodhemi në Shqipëri për një tur 10-ditor për të njohur vendin tuaj. Këtu në Gjirokastër çelëm një ekspozitë të veçantë me makinat e vjetra të markës ‘Fiat Topolino’, të cilat i përkasin periudhës nga viti 1936 deri në 1954. Personalisht disponoj një makinë të vitit 1954 dhe ishte kënaqësi e veçantë që e prezantova në këtë aktivitet”, – shprehet një turiste italiane.

“Disponoj një makinë tip ‘Fiat Topolino’ të vitit 1950. E kemi trashëgimi në familje nga babai. Kjo makinë ka qenë pjesë e jetës sime dhe ishte një kënaqësi e veçantë që e prezantova në këtë ekspozitë retro këtu në Gjirokastër. Emocion i veçantë ishte edhe vizita në këtë qytet të mrekullueshëm dhe me njerëz mikpritës”, – flet një turist italian.

“Automjetin që kam sjellë në këtë ekspozitë e kam blerë përpara 10 vitesh dhe është një ‘Fiat Topolino’ prodhim i vitit 1954. Tashmë është pjesë e familjes sime. Dëshiroj të vlerësoj edhe çeljen e kësaj ekspozite në Gjirokastër – me të vërtetë një aktivitet shumë i bukur”.

Në qytetin e Gjirokastrës vazhdimisht janë organizuar ekspozita të automjeteve retro, të cilat kanë qenë pika tërheqëse të itinerareve dhe guidave turistike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026