ISHP: Ekspozimi ndaj metalit të plumbit, dëme në shëndetin e fëmijëve

5 Shtator 2025 | 16:28

Ekspozimi i fëmijëve ndaj lodrave apo mjediseve që kanë përmbajtje pumbi mund tu shkaktojë probleme të shumta shëndetësore. Ekspertët e ISHP thonë se të gjithë janë të rrezikuar nga ky metal toksik, por disa kategori preken më rëndë.

“Një vonesë në rritje, inteligjencë pak më e ulët, vështirësi në të nxënit, dëmtim të dëgjimit të të folurës apo shenja të anemisë. Më të favorizuar për tu dëmtuar më rëndë janë fëmijët e kequshqyer, sidomos ato që kanë mungesë hekuri dhe kalciumi, pasi mungesa e këtyre dy elementëve e lehtëson absorbimin e plumbit në organizëm, me kalimin e viteve plumbi depozitohet në organe të ndryshme veçanërisht në kocka dhe në dhëmbë dhe gjatë një shtatëzanie ai hidhet në gjak duke dëmtuar fetusin”, tha Genta Qirjako, shefe e Departamentit të Promocionit Shëndetësor, ISHP.

Në shumë mjedise, objekte, lodra fëmijësh apo produkte shtëpiake, mund të gjendet përmbajtje plumbi.

“Mund të gjendet në tokën e ndotur pranë zonave industrial, që kanë pas përdorur plumbin, mund të ndodhet në lodrat e fëmijëve kur këto lodra janë të vjetra, në ujin e pijshëm nëse tubacionet janë të vjetra dhe kanë përmbajtje pumbi, në bojën e vjetër të mureve të shtëpisë”, shtoi ekspertja Qirjako.

Ekspertët thonë se ekspozimi ndaj plumbit është më i theksuar nëse ndodh gjatë shtatëzanisë apo në fëmijëri, ndaj rekomandohen disa masa të thjeshta.

“Të jenë të kujdesshëm në larjen e duarve të fëmijëve, shmangia e ekspozimit të fëmijëve ku ndërtohet, ushqyerje e shëndetëshme, me hekur, kalcium e vitamin C, theksoi Genta Qirjako.

Për të matur njohuritë e të rinjve në lidhje me rrezikun e plumbit, ekspertët kanë zhvilluar një pyetësor me të rinjtë 15-19 vjeç dhe u pa se 48% e tyre nuk kanë informacion të mjaftueshëm për burimet e ekspozimit ndaj tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026