Alarmi i avokatëve: Pse qytetarët në Korçë po e humbin besimin te drejtësia

5 Shtator 2025 | 16:00

Gjykata e Korçës po funksionon aktualisht me 10 gjyqtarë, pesë më pak se numri i parashikuar në organikë, që është 15.

Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë së Rajonit të Juglindjes, Nevzat Tarelli, kjo situatë është pasojë e transferimeve të gjyqtarëve drejt gjykatave të tjera, si dhe e procesit të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve.

Sipas Tarellit, transferimi i gjyqtarëve përbën problemin më të madh që ndikon në funksionimin normal të proceseve gjyqësore.

Largimi i tyre dhe kalimi i dosjeve tek gjyqtarët e tjerë bën që gjykimet të nisin nga fillimi, duke sjellë vonesa të ndjeshme.

Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Korçës ndikon veçanërisht në çështjet civile, të cilat kanë pësuar zvarritje të dukshme në shqyrtim.

Avokatët e zonës kërkojnë që organet përgjegjëse të marrin masa për plotësimin e vakancave, në mënyrë që qytetarët të mos përballen me pasojat e vonesave në drejtësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026