Aksident i rëndë rrugor në Meksikë, humbin jetën 15 persona

14 Shtator 2025 | 09:19

Në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi në Meksikë në Gadishullin Jukatan, 15 persona humbën jetën, njoftoi Sekretari i Sigurisë Publike i atij shteti federal meksikan.

Aksidenti ndodhi në rrugën midis Meridës dhe Campeche-s, dhe pasagjerët që udhëtonin në një rimorkio, një makinë dhe një taksi humbën jetën , raportoi sot Reuters.

“Ne u dërgojmë shprehje solidariteti dhe mbështetjeje familjeve të prekura në këtë moment të vështirë”, tha Guvernatori i Jukatanit, Joaquín Díaz Mena, në një postim në rrjetin social X.

Diaz Mena theksoi gjithashtu se ambulanca dhe policia iu përgjigjën thirrjes së parë në lidhje me aksidentin me qëllim ofrimin e ndihmës së duhur dhe në kohë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026