Një traditë që nuk shuhet, mbahet festivali “Bylis Polifonia 2025”

14 Shtator 2025 | 20:14

Festivali “Bylis Polifonia 2025” ka çelur të shtunën në mbrëmje siparin e edicionit të 12-të të tij.

Ky festival, për dy netë, bën bashkë 21 grupe polifonike nga të gjitha trevat shqiptare.

Sipas organizatorit të këtij eventi, Yzeir Llanaj, këto dy netë festive shënojnë edhe 20-vjetorin e pranimit të Polifonisë sonë në UNESCO.

Për mjeshtrin e madh dhe pjesëtarin e jurisë së festivalit, Zhani Ciko, tranzicioni i marrosur e ka bërë të vetën, duke arritur të cenojë edhe këtë pasuri të rrallë shpirtërore.

Ndaj, këtë vit “Bylis Polifonia” do të përcjellë edhe mesazhe për ruajtjen e saj.

Festivali “Bylis Polifonia 2025” është kthyer tashmë në traditë dhe çdo dy vjet pret grupe polifonike nga të gjitha trojet shqiptare.

Tingujt e rrallë të Polifonisë Shqiptare, ngjizur mes gurëve të lashtë, e kthyen Bylisin në një skenë të gjallë arti dhe trashëgimie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026