Gratë, lufta dhe IA, nis Festivali i 20-të i Filmit për të Drejtat e Njeriut

14 Shtator 2025 | 20:20

Edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, në programin e këtij viti, trajton çështje si: marrëdhënia e grave surrogato, pasojat e luftës, lufta kundër pushtetit, shëndeti mendor, industria ushqimore, sistemet e drejtësisë, ligji ndërkombëtar dhe kriminelët e luftës, identitetet dhe krizat e shumë identiteteve, interneti si radikalizim kulturor, si dhe shënjestrimi dhe përndjekjet kibernetike.

Me 36 filma që do të shfaqen nga data 15 deri më 20 shtator, pyetjet e mëdha kanë të bëjnë me temën: “Të Drejtat e Njeriut në Epokën Dixhitale”.

“Jemi në dekadën e dytë të festivalit dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Ne pamë rënien e murit të Berlinit, por sot kemi kriza të tjera. Kemi luftëra, si ajo në Ukrainë, dhe dhimbje njerëzore në Izrael e Palestinë. Në këtë epokë ka kërcënime të reja dhe premtime të reja falë inteligjencës artificiale, e cila na sjell edhe shpresa — se mund të shërojë sëmundje apo të përballojë krizën klimatike — por është edhe një rrezik, sepse nuk dimë çfarë ndodh. Sot duhet të gjejmë mënyra për të mbrojtur veten dhe për të përdorur me përgjegjësi Inteligjencën Artificiale”, thotë Presidenti i Nderit, Ted Orlin.

Filmat do të shfaqen në Akademinë “Marubi”, në Kuvend, në Autoritetin e Dosjeve, në gjimnaze, në COD dhe në Shkollën e Magjistraturës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026