Alfred Lela thotë se çështja Berisha-Blinken mund të mos zgjidhet edhe me tërheqjen e “non-grata”

21 Maj 2021 | 09:36

Gazetari Alfred Lela është i mendimit se padia që deklaroi se do të nisë ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka mundësi të pakta që të zgjidhet pa shkuar në gjyq. Duke folur për Euronews Albania ai tha se padia e Berishës vjen prej cenimit të dinjitetit dhe më shumë se shpallja “non-grata” atij “i dhembin akuzat për korrupsion”.

“Topi është në anën e skuadrës legale të Zotit Blinken, Zoti Berisha e ka bërë kundërlëvizjen, avokatët e tij do kontaktojnë mbrojtësit e Zotit Blinken… është një përballje që nuk mund të ndërpritet me një pajtim në gjykatë sikur të ishin një çift martesor që po shkojnë për të zgjidhur një mosmarrëveshje,” – tha Lela.

“Rruga e ndërmjetme, në gjykimin tim, do të ishte tërheqja e akuzave, por nuk është dhe aq ‘non-grata’ që i dhemb Zotit Berisha, sepse nuk mendoj se ai është në pritje për udhëtime çdo tre muaj në Florida apo New York, por akuzat për korrupsion dhe pengim të demokracisë që e bëjnë të ndjeshëm Zotin Berisha për këtë çështje,” – shtoi gazetari Lela.

Gjatë intervistës Lela tha se veprimi i Berishës për ta paditur Blinkenin në Gjykatën Korreksionale të Parisit ishte “një kthesë e çuditshme” dhe “e paparashikuar kundërsulmi”.

Lela e konsideroi përballje në kushte të pabarabarta pasi Blinken është një prej njerëzve më të pushtetshëm në botë, ndërsa Berisha “një i pushtetshëm në Shqipëri”.

“Është një zgjidhje serioze, pavarësisht pabarazisë në dukje, zgjedhja e Francës, vend neutral, është sërish një përpjekje për t’u përballur me Blinkenin në fushën e tij, akuzë për akuzë, por edhe për të përdorur një instrument të legales,” – u shpreh Lela, i cili pranoi se nuk e kishte të qartë juridiksionin e Gjykatës Korreksionale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026