Rama në Bruksel, pritet të takohet me kreun e NATO-s
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian pritet të zhvillojë një takim me kreun e NATO-s, Mark Rutte.
Lajmi bëhet me dije në një njoftim të postuar në faqen zyrtare të Aleancë së Atlantikut të Veriut (NATO) ku thuhet: “Të mërkurën, më 17 shtator 2025, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Mark Rutte, do të presë Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel”.
Të martën u mbajt Konferenca e 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku u hapën edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE.
Në konferencën për shtyp me ministren daneze për Integrim Evropian, Jeppe Kofod, dhe homologen daneze për Mjedisin, Rama tha se kjo arritje nuk është thjesht një shpërblim, por një angazhim i përditshëm për të përmbushur sfidat e procesit europian.
“E dimë që ka sfida dhe duhen bërë përpjekje, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandori të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi,” përfundoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)