Krichbaum: Reforma në BE duhet ti paraprijë zgjerimit me vende të reja si Shqipëria
Shqipëria po bën hapa përpara në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian megjithatë mbetet e paqartë nëse vullneti politik do të mjaftojë për të arritur objektivin e anëtarësimit deri në vitin 2030.
Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, gjatë Konferencës së ministrave të Europës, deklaroi se Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE-së, por theksoi se ka ende potencial për përmirësim, veçanërisht në fushën e shtetit ligjor.
Sipas DW, Krichbaum nënvizoi gjithashtu qëndrimin e Gjermanisë, sipas të cilit duhet të ketë reforma të brendshme brenda vetë Bashkimit Evropian përpara një zgjerimi të ri.
Ndryshimet përfshijnë çështje të ndjeshme si e drejta e vetos. “Kjo duhet të ecë paralelisht, sepse ndryshe mund të krijohet një situatë ku aftësia vepruese e BE-së do të jetë shumë e kufizuar,” tha ai.
Ndërkohë, Shqipëria ka hapur sot edhe katër kapituj të rinj negociues, një hap që sinjalizon progres konkret në procesin e integrimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
- 07:36 Rrëzohet vendimi i Trumpit, Gjykata Supreme: Fëmijët e lindur në SHBA do të marrin shtetësinë direkte
- 07:29 Meksika mposht Ekuadorin, i jep fund pritjes 40-vjeçare për një fitore në fazën me eliminim direkt