Vengu takim me Komandantin Suprem të SACEUR: Investime në infrastrukturën kritike

16 Shtator 2025 | 21:54

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, mikpriti këtë të martë në vizitën e tij të parë në Shqipëri Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR), Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich.

Gjatë takimit u theksua vlerësimi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Juglindore, si dhe rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale.

Ministri Vengu foli gjithashtu për investimet e rëndësishme që Shqipëria po realizon në sektorin e industrisë dhe infrastrukturës kritike, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe aftësinë e reagimit të shpejtë, në përputhje me angazhimet e vendit në Samitin e Hagës.

Vizita e Gjeneralit Grynkewich erdhi në prag të mbledhjes së vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut që do të mbahet së shpejti në Tiranë, ku do të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në aspektin e sigurisë rajonale.

Ministri Vengu theksoi se Shqipëria ndan me SHBA-në një vlerësim të përbashkët mbi natyrën dhe seriozitetin e kërcënimeve në Evropën Juglindore, duke e konsideruar bashkëpunimin ushtarak dhe diplomatik si thelbësor për stabilitetin në rajon.

“Ne vazhdojmë të investojmë në mënyrë strukturore dhe të qëndrueshme në kapacitetet tona mbrojtëse dhe reaguese, duke respektuar plotësisht angazhimet tona në Samitin e Hagës. Inovacioni do të jetë në qendër të përpjekjeve tona për modernizimin e të gjithë spektrit të aktivitetit tonë industrial dhe ushtarak. Kjo do të mbështesë jo vetëm forcimin e kapaciteteve të Forcave tona të Armatosura, por edhe angazhimin tonë në misionet e NATO-s dhe Bashkimit Europian, ku trupat shqiptare janë aktualisht të pranishme, me theks të veçantë në KFOR”, tha Vengu.

Vizita e Komandantit Suprem të Aleancës në Evropë në Shqipëri është një konfirmim i rëndësishëm i partneritetit strategjik mes vendit tonë dhe aleatëve perëndimorë, si dhe i angazhimit të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin në një rajon me sfida të vazhdueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026