Williams dëshmitari i rradhës në Hagë: Më ftoi Rugova në Rambuje

17 Shtator 2025 | 13:31

Juristi amerikan Paul Williams ka dëshmuar para trupit gjykues duke rrëfyer në detaje mënyrën se si ishte bërë pjesë e delegacionit të Kosovës gjatë negociatave të vitit 1999 në Rambuje. Ai përmendi disa figura kyçe të asaj kohe, përfshirë Bujar Bukoshin, Ibrahim Rugovën dhe Edita Tahirin.

“Gjatë verës dhe vjeshtës së 98-ës, po punoja me Bujar Bukoshin dhe përmes tij me Rugovën, deri diku edhe me Veton Surroin duke u koordinuar ngushtë me diasporën shqiptare në Amerikë që kishin marrëdhënie me këta persona, dhe ata kërkuan ndihmën time, udhëzime lidhur me aspekte që do të negocioheshin”, u shpreh Williams.

Sipas tij, ishte pikërisht Bukoshi ai që e ftoi të bëhej pjesë e delegacionit kosovar në Rambuje, në emër të presidentit Ibrahim Rugova.

“Më ftoi Bujar Bukoshi, në emër të Rugovës, të shkoja në Rambuje dhe të merrja pjesë në bisedimet në shkurt, konkretisht më 7 shkurt, është marrë një vendim zyrtar me konsensus nga delegacioni kosovar në Rambuje përmes të cilit më ftuan të isha këshilltar i tyre juridik. Edita Tahiri e ka nënshkruar dhe Bajram Kosumi, deklaratën zyrtare”, tha juristi amerikan.

I pyetur se çfarë roli kishte Edita Tahiri në atë kohë, Williams deklaroi:

“Edita Tahiri ka qenë ministre e Jashtme e Rugovës. Pra, Rugova kishte një qeveri paralele të shqiptarëve të Kosovës, Bujar Bukoshi ishte kryeministër dhe ministre e Jashtme ishte Edita Tahiri”.

Ai foli edhe për marrëdhënien e tij me Bukoshin, duke theksuar afërsinë mes tyre dhe kontaktet e shpeshta që kishin në Shtetet e Bashkuara.

“Ai vinte shpesh në Amerikë, ku takonte anëtarë të kongresit, mbante intervista në media dhe kur ishte në Uashington, ai u takua edhe me mua dhe rrija me të gjatë gjithë kohës, si avokat i tij. Ai kishte edhe këshilltarë të tjerë, por unë isha personi me të cilin kontaktonte për aspekte juridike. Fliste mirë anglisht, ishte i drejtpërdrejt, kisha marrëdhënie të ngushtë me të”, deklaroi Williams.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026