Orban: Brukseli është në rrugën e gabuar, ne do të vazhdojmë në rrugën tonë
Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot, me rastin e përvjetorit të prezantimit të raportit të ish-Presidentit të BQE-së Mario Draghi mbi të ardhmen e konkurrueshmërisë evropiane, se Bashkimi Evropian po humbet konkurrueshmërinë dhe se “burokratët e Brukselit ende nuk e marrin seriozisht”.
“Një vit më parë, Mario Draghi paralajmëroi në Budapest se konkurrueshmëria e Bashkimit Evropian ishte “shkatërruar”. Burokratët në Bruksel nuk e morën seriozisht. Sot, sipas Draghi-t, situata është edhe më keq. Brukseli është në rrugën e gabuar. Le të vazhdojmë në rrugën tonë, hungareze!” , tha Orban në Facebook, së bashku me një foto me Draghi-n.
Ai theksoi se në një kontekst të tillë evropian, Hungaria duhet të ruajë rrugën e zhvillimit dhe shtoi se kjo është e mundur.
Ai kujtoi gjithashtu programin më të madh të ndërtimit të banesave në historinë e Hungarisë, si dhe “revolucionin tatimor” i cili, sipas tij, nuk ka të barabartë në Evropë.
“Në vend që të shkëputeshim pa menduar nga energjia ruse, duke përdorur me zgjuarsi energjinë e gjelbër, ne arritëm të ruanim çmimet e subvencionuara të shërbimeve”, tha Orban.
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor