Shpërndanin kokainë për turistët e huaj, arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali
Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të moshave 20, 25 dhe 35 vjeç, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës në zonën turistike të Miramares, në qytetin e Riminit.
Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan rreth 120 gramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e paketuar në doza të vogla. Operacioni u zhvillua në një apartament ku dyshohet se të arrestuarit tregtonin drogën kryesisht për turistët e huaj.
Njëri prej të arrestuarve, 20-vjeçari, u kap teksa po përgatitej për një “pazar” të ri droge, ndërsa dy bashkatdhetarët e tij po përpiqeshin të asgjësonin drogën duke e hedhur në tualet, sipas policisë.
Gjatë kontrollit, u gjetën gjithashtu materiale paketimi, peshore precize dhe një makinë paketimi me vakum, të cilat do të përdoren si prova shtesë.
Autoritetet italiane bëjnë të ditur se të tre të rinjtë nuk kishin precedentë penalë. Ata janë dërguar në burgun e Riminit, ku do të qëndrojnë në pritje të vendimeve gjyqësore për veprimet e mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus