Italianët nuk zgjodhën sërish Shqipërinë për pushime, rënie e ndjeshme në shifra

18 Shtator 2025 | 14:29

Italianët nuk zgjodhën sërish Shqipërinë për pushime,Turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje të përgjithshme gjatë muajit korrik 2025, por të dhënat e INSTAT tregojnë një tjetër realitet për vizitorët nga Italia.

Ndryshe nga dy vitet e fundit, kur italianët përbënin një nga grupet më në rritje të turistëve në vend, këtë sezon prania e tyre ka rënë ndjeshëm.

Sipas statistikave zyrtare, Italia zë vetëm 10% të vizitorëve të huaj që u strehuan në hotele e bujtina, pas Kosovës 21% dhe Polonisë.

Por, boshllëkun e krijuar nga italia, duket se e kanë mbushur tursitët Gjermanë dhe francezë, të cilët kanë tejkaluar nivelin e vizitorëve përtej adriatikut.

Operatorët turistikë thonë se numri në rënie i italianëve lidhet infrastrukturën dhe çmimet e larta të këtij sezoni, të cilat të dyja së bashku nuk përballojnë një fluks të shtuar të pushuesve. Kjo situate, mund të ndikojë edhe vitin e ardhshëm për tregun Italian, tek i cili vendi ynë dëshiron të mbajë lidhje të forta për qëndrueshmërinë e turizimit.

Megjithatë, në total, Shqipëria regjistroi një rritje prej 35% të vizitorëve dhe 34% të net-qëndrimeve në korrik 2025, krahasuar me një vit më parë. Përfituesi kryesor i kësaj rritjeje mbetet zona bregdetare, ku vizitorët e huaj u rritën me mbi 50%.

LEXONI GJITAHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026