Korçë: Kërcënoi me armë efektivët e policisë, arrestohet 26-vjeçari
Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, i cili ka çuar në arrestimin e një shtetasi 26-vjeçar që mbante armë zjarri në banesë dhe kërcënoi me jetë uniformat blu gjatë ndërhyrjes.
Sipas informacionit të siguruar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, 26-vjeçari, R. L., i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, ishte në dijeni se po kërkohej nga autoritetet për mbajtjen e një arme të paligjshme. Pasi morën informacion se ai kishte siguruar përsëri armë, shërbimet operacionale organizuan një plan të koordinuar dhe ndërhynë për ta arrestuar.
Në momentin e ndërhyrjes, R. L. ka kundërshtuar autoritetet dhe ka refuzuar të hapë derën, duke kërcënuar me armë punonjësit e Policisë. Pas thirrjeve të përsëritura dhe ndërhyrjes profesionale të forcave të rendit, është bërë i mundur arrestimi i tij në flagrancë.
Gjatë kontrollit të banesës, është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe municion luftarak. Kjo armë ishte përdorur nga 26-vjeçari për të kërcënuar jetën e policëve.
Në operacionin “Again” morën pjesë edhe Hajri Kushe, nëndrejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, dhe shefi i Komisariatit të Korçës, të cilët ishin të pranishëm për të siguruar suksesin e ndërhyrjes dhe neutralizimin e rrezikut.
Shtetasi R. L., banues në Korçë, është arrestuar dhe do të përballet me akuza për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim për jetën e punonjësve të Policisë.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi