BE përgatit hua për Ukrainën nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

19 Shtator 2025 | 15:18

Bashkimi Evropian po përgatit një hua të re për Ukrainën, e cila do të mbështetet në të ardhurat nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore Ruse, por pa prekur pronësinë ruse mbi këto asete.

Komisioneri evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, e bëri të ditur këtë të premte gjatë takimit informal të ministrave të Financave të BE-së (Ecofin) që po zhvillohet në Kopenhagë.

Sipas tij, kjo hua do të ketë karakterin e një “riparimi lufte”, duke ndjekur linjën e projektit që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi më herët në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit.

“Jemi duke punuar për të përcaktuar kohën dhe shumën e huas,” tha Dombrovskis, duke shtuar se ky model mund të përdoret si shembull edhe nga vendet e tjera të G7-ës, të cilat gjithashtu kanë ngrirë asete ruse pas agresionit ndaj Ukrainës.

Sipas propozimit, Ukraina do të jetë e detyruar të kthejë huan vetëm pasi të marrë kompensimet e luftës nga Rusia, në përputhje me përgjegjësinë e saj për sulmin ndaj një vendi sovran.

Megjithatë, tematika nuk është pjesë e agjendës zyrtare të takimit të Ecofin, siç kishte konfirmuar më herët edhe presidenca daneze e radhës së BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pezullohen disa shoferë tramvaji në Milano, kishin krijuar një grup ku ndanin foto të pasagjereve. Nisin hetimet

Një grup shoferësh tramvaji në Milano janë pezulluar nga puna për shkak të një hetimi mbi një grup në WhatsApp, në të cilin dyshohet se ata...
15:06 | 17/06/2026

Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve

Parlamenti Europian ka miratuar një ligj të ri që synon të përshpejtojë kthimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi në Bashkimin Europian, në një votim...
14:27 | 17/06/2026

Valë e re e të nxehtit, sa do të shënojnë temperaturat në Francë

Franca po përballet me një valë të re të nxehti që pritet të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e mërkura, me temperatura...
13:05 | 17/06/2026