Rumania dënon shkeljen e hapësirës ajrore të saj nga një dron rus
Rumania ka dënuar ashpër “veprimet e papërgjegjshme” të Federatës Ruse, pasi një dron rus dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore rumune gjatë një sulmi ndaj Ukrainës fqinje, duke detyruar Bukureshtin të ngrisë në ajër avionë luftarakë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 18:05 me orën lokale, kur një dron i përdorur në operacionet ushtarake ruse kundër Ukrainës u zbulua duke hyrë në hapësirën ajrore rumune në zonën e Dobrujës veriore.
Dy avionë F-16, që ndodheshin në mision patrullimi në atë zonë, u ngritën menjëherë për të interceptuar dronin. Sipas autoriteteve rumune, mjeti fluturues qëndroi në orbitë për rreth 50 minuta para se të largohej nga territori ajror i vendit, pranë qytetit Pardina, dhe të rikthehej drejt hapësirës ajrore ukrainase.
“Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dënon me forcë veprimet e papërgjegjshme të Federatës Ruse dhe thekson se ato përfaqësojnë një sfidë të re për sigurinë dhe stabilitetin rajonal në zonën e Detit të Zi”, thuhet në një deklaratë zyrtare të lëshuar pas incidentit.
Kjo ngjarje ndodhi vetëm disa ditë pasi Polonia njoftoi se kishte rrëzuar dronë rusë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore, duke nxitur reagime nga aleatët e NATO-s dhe thirrje për forcimin e mbrojtjes ajrore në krahun lindor të aleancës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona