Ministrja lituaneze: NATO po provokohet, Turqia në 2015 rrëzoi avionin rus
Ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë, Dovilė Šakalienė, ka reaguar pas incidentit të fundit në hapësirën ajrore të Estonisë, duke theksuar se kufijtë lindorë të NATO-s po testohen me qëllim dhe se Aleanca duhet të ketë një qëndrim të qartë dhe vendimtar.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Šakalienė u shpreh se ngjarja është një tjetër dëshmi se operacioni i përbashkët mbrojtës #EasternSentry është i domosdoshëm dhe i vonuar.
“Kufiri i NATO-s në verilindje po testohet për një arsye. Duhet të tregojmë se e kemi seriozisht,” deklaroi ajo.
Në mënyrë domethënëse, ministrja lituaneze përmendi edhe incidentin e vitit 2015, kur Turqia rrëzoi një avion rus që kishte shkelur hapësirën e saj ajrore. Ajo tha se ky rast duhet të shërbejë si një precedent për mënyrën se si duhet vepruar në situata të ngjashme.
“Turqia dha një shembull para 10 vitesh. Një temë për reflektim,” përfundoi ajo.
Deklarata e saj vjen në një moment tensioni të shtuar në kufijtë lindorë të NATO-s, veçanërisht pas raportimeve për shkelje të përsëritura të hapësirës ajrore nga avionë ushtarakë rusë pranë vendeve baltike.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)