KQZ shpërndan kompensimin financiar për partitë e reja, sa kushton 1 votë

20 Shtator 2025 | 10:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë këtë të shtunë kompensimin financiar për subjektet e reja politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas vendimit, vlera e një vote të vlefshme është llogaritur 94 lekë.

KQZ theksoi se shpërndarja e fondeve për të gjitha partitë bazohet në numrin e votave të marra nga secili subjekt politik në zgjedhjet e fundit vendore.

Ndërkohë, partitë që nuk kishin marrë fonde paraprake, por siguruan jo më pak se 1% të votave të vlefshme në rang kombëtar, janë:

  • Lëvizja Bashkë – 1.53%
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” – 4.00% (Partia udhëheqëse “Lëvizja Shqipëria Bëhet” – 2.58%)
  • Partia Mundësia – 3.05%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.30%

Kompensimi financiar paszgjedhor për partitë e reja:

Lëvizja Bashkë – 2,307,418 lekë

  • Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet – 3,884,362 lekë
  • Partia Mundësia – 4,601,488 lekë
  • Partia Koalicioni Euroatlantik – 1,963,190 lekë

TOTALI: 12,756,458 lekë

Kujtojmë se pjesën më të madhe të fondeve e morën dy partitë kryesore:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë – 65.291.390 lekë
  • Partia Demokratike – 44.818.545 lekë

Ndër përfituesit e tjerë janë:

  • Partia e Lirisë – 9.140.730 lekë
  • Partia Socialdemokrate – 3.015.375 lekë
  • Partia Republikane – 2.689.112,7 lekë
  • Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 1.792.735 lekë
  • Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar – 896.370,9 lekë
  • Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – 896.370,9 lekë
  • Partia Agrare Ambientaliste – 896.370,9 lekë
  • Partia Lëvizja e Legalitetit – 896.370,9 lekë
  • Partia Nisma Thurje – 868.445 lekë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026