Porti i Sarandës ‘ushqen’ qytetin me turistë, 6500 pasagjerë në vetëm 24 orë

20 Shtator 2025 | 17:35

Porti Detar i Sarandës është porta hyrëse e turizmit në qytetin jugor. Gjatë muajëve të verës porti funksionoi në kapacitet të plotë nga ora 5:00 e mëngjesit deri në mesnatë, me 9 anije që kryejnë linjat Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas. Piku i prezencës turistike u arrit në gusht me 6500 pasagjer të përpunuar në ditë.

“Ne linjen Sarande- Korfuz jane 9 anije qe operojne, dhe keto anije kane kryer 25 orare ne nisje dhe 25 orare ne mbritje. Fillon puna ne oren 5:00 te mengjesit qe eshte anija e pare qe largohet dhe anija e fundit eshte ne oren 20:00 nderkohe mberritjet vazhdojne edhe me vone deri ne oren 00:00.” -Xheko Ismaili, ekonomiste e portit.

“Pra cdo ore ka nisje per ner nisje nga porti i Sarandes per ne portin e Korfuzit dhe po ashtu edhe mberritje.” -Xheko Ismaili, ekonomiste e portit.

“Muaji gusht ishte piku i punes ne portin detar, nese ne korrik hyrje daljet ishin 5500 pasagjere ne dite, ne muajin gusht kemi arritur 6500 pasagjere ne dite.” -Xheko Ismaili, ekonomiste e portit.

“Pjesa derrmuese, rreth 90% e passgjereve vijne nga porti i Korfuzit, ka dhe nga ata qe vijne me tragete turistike, ka dhe nga ata qe vijne me anije turistike, te cilet hyrjen e bejne nga Porti i Korfuzit por vijne sipas paketeva te tyre turistike, nga Kotorri, Mali i zi.” -Xheko Ismaili, ekonomiste e portit.

Pervec linjave direkte me Korfuzin , Porti Detar ka pasur thuajëse të njejtat shifra edhe përsa i përket planifikimit të mbërritjes së trageteve turistik dh kruizeve të mesme dhe të mëdha.

Përmes mbërritjes së tyre qyteti përfiton mijëra turist ditor, që kryesisht vizitojnë pikat kyce të turizmit në Sarandë.

“Per vitin 2025 u planifikuan rreth 70 tragete turistike, deri tani kane ardhur 35 dhe nga keto 11 jane kruizera, te kapacitetit te mesem dhe te larte. Pothuajse ky ka qene dhe numri i vitit 2024. Mberrijne ne mengjes dhe largohen pasdite, quhen turiste ditore dhe jane pothuajse nga e gjithe bota.”- Xheko Ismaili, ekonomiste e portit

Vijon ekonomistja.

“Vecantia e ketij viti eshte qe ne kemi kruizera te planifikuar per te ardhur deri ne muajin nentorin, dhe konkretisht ne 10 nentor 2025, presim nje kruiz qe shpresojme te kete numer te konsiderueshem pasagjeresh per ti dhene dhe gjalleri qytetit.” -Xheko Ismaili, ekonomiste e portit.

Afërsia me aeroportin e Korfuzit po bën gjithnjë e më shumë që pushuesit e huaj, të zgjedhin si pikë kalimi Portin Detar të Sarandës.

“Pershendetje, sapo erdhem nga Himara, erdhem ne Sarande per tu nisur per ne Korfuz. Por po shpenzojme disa ore ketu. Ne shkuam te shohim sinagogen, kala te vjetra ne Sarande dhe tani po ecim pergjate detit duke kerkuar nje vend per te drekuar.”

“Jemi ketu per disa ore, me pelqen shume ky ajer i paster dhe i fresket dhe kjo pamje e detit.”

Deri në fund të nëntorit, Porti Detar pritet të vazhdojë të ushqejë qytetin me turistë nga mbarë bota.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026