EMRI| Shiste kokainë dhe kanabis në lokalet e Korçës, arrestohet 34-vjeçari
Policia e Korçës ka arrestuar një person që shiste kokainë e kanabis në lagje dhe në lokale të ndryshme të qytetit të Korçës.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ushtruan kontroll në një automjet, pasi dyshohej se në këtë automjet lëvizte personi i dyshuar për shitje të narkotikëve.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit Petrika Treska, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike, kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtij shtetasi, u gjet një tjetër sasi kokaine dhe kanabisi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin Petrika Treska, 34 vjeç, banues në Korçë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut