Zelensky thirrje SHBA-ve: Vendosi masa të fuqishme kundër Rusisë

21 Shtator 2025 | 11:35

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë, pasi tensionet mes anëtarëve lindorë të NATO-s dhe Kremlinit po rriten.

Zelensky tha gjithashtu se pret të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, megjithëse Uashingtoni ende nuk e ka konfirmuar ndonjë takim ballë për ballë mes tyre.

“Kjo javë na ka afruar më shumë drejt finalizimit të paketës së 19-të të sanksioneve [të BE-së] kundër agresionit rus; presim miratimin e saj së shpejti. Burimet energjetike të Rusisë po kufizohen”, tha Zelensky mbrëmjen e 20 shtatorit.

“Ne presim sanksione [nga SHBA-ja] nëse nuk ka takim mes liderëve ose, për shembull, nëse nuk ka armëpushim”, shtoi ai.

Zelensky e përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili deri tani nuk ka pranuar takim në vend neutral.

Trump, i cili ka shprehur kamotshëm admirim për Putinin, tani ndihet i zhgënjyer me liderin e Kremlinit pasi ai nuk po tregon gatishmëri për ta pranuar një armëpushim dhe për t’u angazhuar në bisedime direkte me Zelenskyn.

Trump tha ndihet “shumë i zhgënjyer” me Putinin pas një sërë sulmesh të intensifikuara ndaj qyteteve ukrainase. Ai ka folur për sanksione ose tarifa të reja kundër Rusisë, megjithëse ende nuk është marrë ndonjë veprim.

“Ai vërtet më ka zhgënjyer”, tha Trump gjatë një vizite në Londër më 18 shtator.

Uashingtoni dhe aleatët evropianë kanë vendosur tashmë masa financiare kundër Moskës pas nisjes së pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, me qëllim për t’ia dobësuar ekonominë, por Kievi dhe mbështetësit e tij po kërkojnë veprime më të forta.

Deklaratat e fundit të Zelenskyt vijnë mes zhvillimeve diplomatike dhe ushtarake, brenda Ukrainës dhe Rusisë, si dhe mbi hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s që kufizohen me dy shtetet në luftë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026