Rusia pushton dy fshatra në Ukrainën lindore, Zelensky kërkon veprime vendimtare

19 Shtator 2025 | 12:55

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi këtë të enjte avancimin e trupave të saj në lindje të Ukrainës. Sipas raportimeve të agjencisë shtetërore TASS, Rusia ka marrë kontrollin e dy fshatrave: Muravka në rajonin e Donetskut dhe Novoivanivka në zonën e Zaporizhias.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për presion më të madh ndërkombëtar ndaj Moskës, në mënyrë që t’i jepet fund luftimeve.

“Duhet veprim vendimtar. Presioni i fortë funksionon,” shkroi Zelensky në rrjetin social X, duke falënderuar Australinë për uljen e çmimit maksimal të naftës ruse.
“Tani presim me padurim një paketë të fortë të 19-të të sanksioneve të BE-së dhe hapa vendimtarë nga Shtetet e Bashkuara. Rusia do ta ndalë luftën vetëm nëse presioni kundër saj është mjaftueshëm i dhimbshëm,” shtoi ai.

Kujtojmë se një ditë më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ishte i zhgënjyer me Vladimir Putinin dhe bëri thirrje ndaj vendeve anëtare të NATO-s që të ndalojnë blerjen e naftës ruse, duke theksuar se kjo do të ndihmonte në përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026