Dokle ndan çmimet letrare “Sami Frashëri”, nderohen Çipa, Açka, Sinani dhe Lumezi
Belshi mirëpriti edicionin e dytë të Çmimit Letrar “Sami Frashëri” 2025, një ngjarje kulturore që bashkoi publicistë, gazetarë, shkrimtarë dhe dashamirës të letërsisë nga mbarë vendi.
Ceremonia u zhvillua në praninë e një jurie profesionale të kryesuar nga studiuesi dhe ish-politikani Namik Dokle, i cili shpalli fituesit e këtij viti.
“Janë tre çmime që përfaqësojnë shtyllat kryesore të veprës madhore të Sami Frashërit: publicistika, letërsia dhe studimet albanologjike. Përveç tyre, këtë vit kemi ndarë edhe një çmim të veçantë pas vdekjes për gazetarin e shquar Aristir Lumezi. Kjo ngjarje nuk pasqyron vetëm Belshin, por të gjithë kulturën shqiptare,” – tha Dokle.
Fituesit e vitit 2025:
Aleksandër Çipa – Çmimi për Publicistikë
Flutura Açka – Çmimi për Letërsi
Prof. Shaban Sinani – Çmimi për Studime Albanologjike
Aristir Lumezi (pas vdekjes) – Çmim i Veçantë për Kontribut në Mediat Shqiptare
Fituesit e cilësuan vlerësimin si një përgjegjësi publike dhe një nder të madh që lidhet me trashëgiminë kulturore të Rilindjes Kombëtare.
“Është një çmim i rëndësishëm, pasi mban emrin e figurës më emblematike të mendimit shqiptar, Sami Frashërit. Ky vlerësim është edhe një mesazh për përgjegjësinë që duhet të kemi ndaj fjalës së shkruar,” – u shpreh gazetari Aleksandër Çipa, fitues në kategorinë e publicistikës.
Për kryetarin e Bashkisë së Belshit, Arif Tafani, ky çmim është dëshmi e përkushtimit të institucioneve lokale për të mbështetur artin dhe kulturën.
“Shpresoj që ky çmim të jetë jetëgjatë dhe të kthehet në një traditë të përvitshme për qytetin tonë të vogël. Është një mënyrë për të nderuar figurën shumëdimensionale të Sami Frashërit dhe njerëzit që i shërbejnë fjalës së shkruar,” – tha Tafani.
Ky edicion i dytë e vendos Belshin në një pozitë të re në hartën kulturore të vendit – si një hapësirë ku jo vetëm kujtohet tradita, por kultivohen edhe vlera të reja letrare.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk