Mjeku Arban Domi: Qytetarët e vaksinuar me një dozë, të pambrojtur mirë nga COVID-19

21 Maj 2021 | 17:09

Arban Domi, drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë “Geovax” në Georgia të SHBA-ve, ka folur për Euronews Albania mbi shpërndarjen e dozave të vaksinave, duke marrë shkas nga fakti që në vendin tonë ka një vonesë në marrjen e dozës së dytë të vaksinës kineze, për shkak të mungesës së dozave.

Ai tha se pritja më shumë se një javë nga momenti i datës së caktuar për marrjen e dozës së dytë është shqetësuese, sidomos për vaksinën kineze. Arsyeja është se sidomos vaksina kineze, e ka efikasitetin 50% akoma edhe me dy doza.

“Janë të paktën 400,00 mijë qytetarë të vaksinuar me një dozë, me vaksinën kineze, e cila në rastin më të mirë efikasiteti i kësaj vaksine me dy doza është 50%, ndërsa me 1 dozë është 3-16%.

Z. Domi tha se 90% e personave të vaksinuar me një dozë, janë sipas tij, të pambrojtur, duke cilësuar këtë si një gabim në menaxhimin e dozave.

Efekti kryesor i mosmarrjes në kohë të dozës së dytë është efikasiteti i vaksinës, sipas z. Domi.

“Doza e dytë bëhet për të rizgjuar memorien e organizmit dhe sistemit imunitar. Shtyrja e vaksinimit të dytë pas pesë-gjashtë javësh është që i gjithë efekti i dozës së parë të jetë zhdukur”, tha Arban Domi, duke shtuar se të vaksinuarve me një dozë duhet t’u bëhet testi serologjik për të parë se si duhet të procedohet. Ai tha se nëse antitrupat janë të pakët, atëherë duhet të bëhen dy doza.

Sa i përket ndryshimit të vaksinave në secilën dozë, Arban Domi tha se aplikimi i kësaj metode është për të një “eksperiment” që bëhet me qytetarët shqiptarë, për shkak se efektet e kësaj praktike nuk janë provuar ende.

“Ndryshimi i vaksinave, pavarësisht se janë të ngjashme, është që t’i marrësh qytetarët shqiptarë për kavje, për t’i testuar, sepse një gjë e tillë nuk është testuar dhe nuk dihen as rezultatet e sigurisë dhe as të efikasitetit. Pa pasur të dhëna është e papranueshme”, u shpreh z. Domi.

Në lidhje me vaksinën AstraZeneca. z. Domi tha se mund të pritet deri në 12 javë për dozën e dytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026