Trump: Shpresoj të gjej një zgjidhje diplomatike për Gazën, atje është kaos
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se shpreson të arrihet një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Gaza, duke paralajmëruar se enklava është në kaos.
“Po e studiojmë Gazën dhe po merremi me të shumë intensivisht. Atje ka kaos të vërtetë”, tha Trump, siç raportoi sot gazeta Times of Israel.
Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë njohjen e Palestinës nga disa aleatë të saj, si Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja, si “performuese”.
“Fokusi ynë mbetet te diplomacia serioze, jo te gjestet performuese. Prioritetet tona janë të qarta – lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për të gjithë rajonin, gjë që është e mundur vetëm pa Hamasin”, tha një nga zëdhënësit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së në kushte anonimiteti, raporton Times of Israel.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 17:12 Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
- 17:06 VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Dhërmi Granit Pepnikën e call center-ave
- 17:01 Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
- 16:54 Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
- 16:48 Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual