Tensione në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Mazhoranca po asgjëson opozitën

22 Shtator 2025 | 13:03

Në Konferencën e Kryetarëve të zhvilluar këtë të hënë në Kuvend, opozita ka shprehur kritika të forta ndaj mazhorancës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, akuzoi mazhorancën për një “revansh politik dhe asgjësim të qëllimshëm të opozitës në Parlament”.

Ai vuri në dukje mungesën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së në sallë si një shenjë të përjashtimit sistematik të opozitës.

Gjekmarkaj kritikoi mënyrën e menaxhimit të punës parlamentare nga mazhoranca, duke theksuar se “me urdhra politikë po tentojnë të asgjësojnë opozitën dhe vetë Parlamentin”.

Ai njoftoi se opozita do të paraqesë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar gjithashtu anulimin e dënimeve ndaj deputetëve opozitarë Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka.

Deputeti demokrat kërkoi gjithashtu mbledhjen e Komisionit të Legjislacionit për shqyrtimin e mundësisë së një mocioni ndaj kryetarit të Konferencës, duke paralajmëruar se opozita do të përdorë çdo mundësi për të kundërshtuar veprimet e mazhorancës dhe për të mbrojtur të drejtën e saj në Parlament.

Gjekmarkaj e përshkroi sjelljen e mazhorancës si një përpjekje për minimizimin e rolit të opozitës dhe përçarjen e procesit parlamentar, duke theksuar se “parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet”.

Kujtojmë se këtë të hënë u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e kryetarit z. Niko Peleshi, me rend dite miratimin e listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe miratimin e listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e këtyre komisioneve.

Sa i përket dy pikave të rendit të ditës, propozime janë depozituar vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Çështja do t’i kalojë për miratim seancës plenare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026