Balla thirrje opozitës: Sillni propozimet për komisionet, Bardhi duhet të ishte këtu

22 Shtator 2025 | 12:55

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një konferencë për mediat nga Kuvendi se të gjitha forcat politike duhet të sjellin sa më parë propozimet e tyre për kryetarë dhe anëtarë të komisioneve në mënyrë që ato të plotësohen.

Balla u shpreh se nëse opozita vijon të mos paraqesë emrat e vet, komisionet do të konsiderohen të konstituara edhe vetëm me shumicën, ndërsa nënvijëzoi mospjesëmarrjen Bardhit si kreu i grupit të PD në mbledhje.

“Opozita duhet të sjellë në Konferencën e Kryetarëve propozimet e tyre për përbërjen e komisioneve. Nga 3 grupet parlamentare të opozitës nuk kanë ardhur propozimet për kryesinë, 4 komisionet tepër të rëndësishme pas vendimit të kuvendit i takojnë opozitës dhe 7 nënkryetarë i takojnë opozitës, duhet domosdoshmërisht që deri ditën kur do ketë seancë, të kenë ardhur emrat…Në aspektin procedural komisioni konsiderohet i konstituar kur shumica është prezent. Edhe në rastet ku drejtimin e ka opozita, mbledhja mund të iniciohet me 1/4 të firmave të anëtareve, shpresoj që opozita të sjellë sa më shpejt emrat. Kemi pasur një përgjigje sa i përket dy kërkesave të opozitës. Nga ana e Gjekmarkajt, u ngrit shqetësimin se pse nuk ishte prezent kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Bardhi. Ai u përjashtua nga seancat plenare, por jo nga Konferenca e Kryetarëve. Ai nuk mund të përjashtohet nga mbledhjet e komisioneve”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026