Ambasadorja Yuri Kim paralajmëron se çështje të forta do të vihen para drejtësisë
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim, ka komentuar bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe punën që ajo ka kryer nga dhjetori i vitit të shkuar deri tani.
Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane në Tiranë, thotë se Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar deri tani 100 çështje, prej të cilave ka marrë 25 vendime.
“Çështje edhe më të forta po vijnë. Reforma në drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
After 3 years of paralysis, Constitutional Court became functional Dec 2020. Since then, the Court has reviewed 100 cases & issued 25 decisions. Tough cases coming up. Justice reform is real. 🇺🇲 will be with 🇦🇱 until the justice system is fully functional. https://t.co/UyNPrn81Ry
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 21, 2021
Aktualisht në përbërjen e saj Gjykata Kushtetuese ka shtatë anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë, siç parashikohet në ligj.
Paralizimi i punës për më shumë se tre vjet në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë erdhi për faktin se sistemi i drejtësisë u pastrua nga prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët nga kontrolli i Vetingut rezultuan si të padenjë për të vijuar detyrën e tyre në bërjen e drejtësisë.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi