ABI BANK feston 10 vjetorin 

22 Shtator 2025 | 15:31

Banka Amerikane e Investimeve raporton rritjen me te larte ne sektorin bankar ne 10 vitet e fundit.

Banka Amerikane e Investimeve festoi 10-vjetorin e saj në ambientet e Pallatit të Brigadave. Që prej vitit 2015, ABI Bank është rritur 10-fish dhe në fund të vitit 2025 pas bashkimit me NOA pritet të arrijë në 2 miliardë dollarë. Me pothuajse 1000 punonjës, grupi ABI Bank që përfshin edhe NOA, raporton rritjen më të lartë në sektorin bankar në 10 vitet e fundit dhe fitimshmërinë më të lartë në tre vitet e fundit.

Ne eventin e mbajtur me rastin e përvjetorit, Z. Igli Sulaj falënderoi klientët, punonjësit dhe të ftuar të nderit mes tyre Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Z. Gent Sejko, Ministrja Delina Ibrahimaj, dhe Chargé d’Affaires të Ambasadës Amerikane në Shqipëri Znj. Nancy VanHorn.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në fjalimin e tij tha se “pas një periudhe 10-vjeçare, mund të themi me bindje se strategjia e ndjekur nga ABI Bank, sado sfiduese që konsiderohej në fillim, ka rezultuar plotësisht e suksesshme, si për investitorët, ashtu edhe për promovimin e një konkurrence të shëndetshme në treg”.

Ministrja Delina Ibrahimaj vlerësoi leadershipin, rolin dhe vizionin e ABI Bank në zhvillimin e ekonomisë shqiptare me fokus investimet në sektorin e turizmit shumë përpara se ky sektor të arrinte suksesin e viteve të fundit.

Kathryn Swintek, kryetare e bordit të ABI Bank dhe Greg Katz, përfaqësues i NCH Capital, një fond investimesh amerikan që vazhdon të investojë në Shqipëri prej pothuaj 20 vitesh, shprehën vlerësimin për suksesin e ABI Bank si dhe besimin në zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit të NCH në rajon. Ai theksoi se ABI ka mbështetur kauza sociale dhe ka sjellë zgjidhje inovative për bizneset vendase.

Andi Ballta, CEO i ABI Bank, u fokusua në rëndësinë që kultura e ABI Bank ka luajtur në suksesin e bankës. Ai tha se ABI Bank do të vazhdojë të investojë në turizëm, bono korporative lokale dhe monedhën shqiptare si dhe mbështetje në aktivitete bamirësie, art, kulturë dhe sport.

ABI Bank është investimi më i madh amerikan në Shqipëri me total kapital rreth 200 milionë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026