Parada ushtarake në Beograd, ekspertët: Kërcënim për Kosovën dhe rajonin

22 Shtator 2025 | 17:40

Ekspertët e sigurisë në Kosovë e kanë konsideruar paradën ushtarake në Beograd, si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, derisa theksojnë se Serbia nuk i ka tani 20 mijë efektiva, tash 10 mijë me i bo për paradë është e pamundshme.

Më 20 shtator, në Beograd u mbajt një paradë ushtarake e ndjekur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë së cilës parakaluan mijëra trupa dhe u ekspozua armatimi më i avancuar i ushtrisë serbe, nga autoblindat deri te avionët luftarakë.

Parada u organizua nën moton “Forca e Unitetit”, në një kohë kur vendi po përballet me protesta të vazhdueshme antiqeveritare, të nxitura veçanërisht pas një aksidenti tragjik në Novi Sad nëntorin e kaluar, ku humbën jetën 16 persona.

Sipas ekspertit të sigurisë Nuredin Ibishi, parada ishte një demonstrim që e tejkalon kuadrin ushtarak dhe hyn në sferën politike e gjeostrategjike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026