Guterres në OKB: Zgjidhja me dy shtete urgjente, sovranitet për palestinezët
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një angazhim të ri dhe urgjent drejt zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, duke paralajmëruar se koha për një marrëveshje të drejtë po mbaron.
Në fjalimin e mbajtur gjatë një samiti të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, organizuar nga Franca dhe Arabia Saudite, Guterres deklaroi:
“Duhet të angazhohemi sërish për një zgjidhje me dy shtete, përpara se të jetë tepër vonë. Një zgjidhje ku dy shtete të pavarura, të njëpasnjëshme, demokratike, të gjalla dhe sovrane Izraeli dhe Palestina të njihen reciprokisht dhe të jenë plotësisht të integruara në komunitetin ndërkombëtar.”
Deklarata e tij u prit me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Guterres theksoi se sovraniteti i shtetit palestinez nuk duhet parë si një shpërblim, por si një e drejtë themelore.
“Të jetë e qartë, sovraniteti kombëtar për palestinezët është një e drejtë, jo një shpërblim. Mohimi do të ishte një dhuratë për ekstremistët në mbarë botën,” – tha ai.
Kreu i OKB-së gjithashtu dënoi ashpër sulmet e fundit të Hamasit, duke theksuar se dhuna nuk mund të justifikohet dhe se mbrojtja e civilëve duhet të mbetet prioritet për të gjitha palët.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit