Iluzion optik në Paris, artisti i njohur krijon një humnerë poshtë kullës Eiffel

21 Maj 2021 | 18:31

Artisti kontemporan francez, JR zbuloi në Paris veprën e tij të fundit, që luan me sytë e njeriut dhe jep përshtypjen se poshtë kullës Eiffel ka shkëmbinj dhe gurë.

Iluzioni optik tregon kullën në fjalë në bardhezi, që qëndron mbi një humnerë mes dy shkëmbinjve dhe me majën e prerë, për të treguar kullën e vërtetë Eiffel.

Iluzioni shihet fare mirë nga një kënd i caktuar, gjë që ka shkaktuar radhë vizitorësh, që kanë bërë foto duke kërcyer mes shkëmbinjve të vizatuar.

“Është shumë e bukur. Kujtoja se ishte thjesht një vizatim, por kur e pash e kuptova që ishte 3D dhe kjo më pëlqeu shumë. Jo vetëm njerëzit e kësaj lagjeje, por edhe të tjerë vijnë për ta parë dhe bëjnë foto”, thotë një vizitor.

“Mendoj se është fantastike, sepse ngjan si e vërtetë dhe më pëlqen kombinimi me kullën Eiffel. Është një vepër arti e vërtetë me kullën mbrapa dhe më pëlqen shumë”, shprehet një tjetër.

Artisti JR është i njohur për artin e rrugës, si për imazhet e fytyrave dhe syve të bëra në një favela të Rio de Zhaneiros dhe një tjetër me një fëmijë në kufirin SHBA-Meksikë.

Në 2019-n ai mori nën kontroll muzeun e Louvre-it, duke bërë që piramida ikonë e tij të zhduket përmes një imazhi që krijoi iluzionin optik të një piramide më të madhe që dilte nga një gërmim arkeologjik.

Së fundmi ai krijoi veprën e njohur si “plaga” në pallatin Strozzi në Firence, që tregonte një çarje që zbulonte pjesën e brendshme të tij.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026