Propozimi për shkarkimin e Veliajt/ Komisioni Ligjeve fut në rend dite kërkesën e PS
Është mbyllur mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku është përcaktuar dhe rendi i ditës për mbledhjen e orës 16:00, ku do të diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt me kërkesë të këshilltarëve të PS-së.
Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema ka raportuar në mënyrë më të detajuar se nga kjo mbledhje, këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që në rend dite të futet kërkesa e tyre më e hershme e datës 9 maj për shkarkimin e Erion Veliajt, që pas tre muajsh mungesë fizike të nis procedura e shkarkimit.
Mësohet se nga anëtarët e Komisonit të Ligjeve nuk është miratuar kjo kërkesë. Në fund të mbledhjes raportohet të jetë dakordësuar që rendi i ditës të mbajë një pikë ku është projekt-vendimi për nisjen e procedurës për shkarkimin e Veliajt. Kjo edhe sipas kërkesës së këshilltarëve të PS-së, kërkesë e cila është votuar nga të gjithë anëtarë e opozitës në Komisionin e Ligjeve.

LEXONI GJITHASHTU:
Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen
- 13:05 Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
- 13:04 Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
- 12:48 Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 12:48 Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
- 12:37 Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës