Shkarkimi i Veliajt, Alimehmeti-socialistëve: Bashkëfajtorë, vjedhjet s’i bëri vetëm
Ilir Alimehmeti, anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha në mbledhjen e sotme kur pritet propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, se këshilltarët socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve.
Alimehemti tha se Veliaj është një kapitull i mbyllur, por bashkëpunëtorët e tij mbeten përgjegjës.
“Vjedhjet Erion Veliaj nuk i ka bërë vetë, por duke bashkëpunuar me ju. Shkuat ju për të protestuar para SPAK për të kundërshtuar masën e arrestit ndaj Veliajt. Ju e bëtë këtë që po bëni, vetëm pasi iu tha kryeministri. Veliaj është aty ku është për shkak të dëmeve financiare që ka bërë. Veliaj është kapitull i mbyllur dhe ai e di shumë mirë këtë. U mbyll në këtë formë, por ju jeni kapitull i hapur. Ju ishit elementi kontrollues i tij dhe nuk e bëtë punën tuaj”, tha Alimehmeti.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia