Fermeri që kultivon kivin në Peqin tregon se këtë vit pret mbi 20 tonë prodhim

23 Shtator 2025 | 19:38

Kultivimi i kivit në vendin tonë është një kulturë pak e njohur, megjithatë familja Meta në Peqin kanë arritur të kultivojnë hektarë të tëra me këtë kulturë. Ndërkohë prodhimi nga viti në vit vjen ne rritje.

“Është viti i dhjetë që unë merrem me kultivimin e kivit. Fillimisht kërkoja të mbillja një bimë që të ishte e veçantë, ndryshe nga ato që kultivohen në zonën tonë. Aktualisht kam 7 dynym të mbjellë me kivi dhe, duke qenë se katër vitet e para kjo bimë kërkon një periudhë për t’u përgatitur derisa të hyjë në prodhim, tani, në vitin e dhjetë, mund të them që janë në fazën e prodhimit të plotë. Kivi është një bimë e lodhshme, sepse kërkon ujë, por nga ana tjetër edhe dëmtohet nëse ka tepër ujë”, thotë Hysen Meta fermer.

Vitin e kaluar ky plantacion prodhoi rreth 20 tonë kivi, ndërsa këtë vit pritet që prodhimi të jetë edhe më i lartë, me frut më të plotë dhe cilësi më të mirë.

“Për prodhimin nuk kam ç’të ankohem, sepse vitin e kaluar arriti rreth 20 tonë, ndërsa këtë vit mendoj se do të jetë edhe pak më mirë se viti i kaluar. Ajo që është e veçantë këtë vit është se prodhimi, edhe si kokërr, është më i mirë dhe më i plotë”, shprehet fermeri.

Megjithëse rezultatet janë pozitive, sfidat për fermerin mbeten të shumta, sidomos në sigurimin e krahut të punës për proceset e rëndësishme bujqësore.

“E vërteta është se pjesën dërrmuese të punës e bëj me bashkëshorten time, por ka edhe procese që nuk arrijmë t’i përballojmë vetëm. Për shembull, gjatë janarit duhet kryer krasitja, që është shumë e vështirë të përballohet pa fuqi punëtore shtesë. Por edhe aty është problem, sepse sa paguhet një punëtor? Tani ka arritur në 5 mijë lekë në ditë, e prapë nuk gjen. E vërteta është se edhe të rinjtë nuk e kanë shumë qejf këtë punë”, thotë Meta.

Kultivimi i kivit, edhe pse ende i rrallë në vendin tonë, po dëshmon se ka potencial për t’u kthyer në një kulturë fitimprurëse. Eksperienca e familjes Meta në Peqin është shembull se si përkushtimi dhe inovacioni në bujqësi mund të sjellin rezultate të prekshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së të 15 qershorit, me të cilin nuk...
16:18 | 28/07/2026

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, ka dhënë...
15:06 | 28/07/2026