Rinia shqiptare në emigrim, 25-vjeçarja nga Gana pastron rrugët e Pogradecit

23 Shtator 2025 | 19:40

Mes kazanëve të mbeturinave dhe rrugëve të Pogradecit, një fytyrë e re të bie në sy. Është Sylvia Ama, vetëm 25 vjeçe, e ardhur nga Gana, e cila çdo ditë merr fshesën në dorë për të pastruar qytetin turistik buzë liqenit.

Sylvia nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë për Shqipërinë ndërsa tregon se punën e gjeti përmes një agjencie. Sot, edhe pse e pranon se puna është e lodhshme, ajo nuk ankohet.

“Shqipëria është vend i mirë. Nuk kisha dëgjuar me pare, e gjeta nëpërmjet një agjencie punësimi. Patjetër që është problem sepse nuk isha mësuar të bëja një punë të tillë por po përpiqem ta menaxhoj. Është punë e lodhshme por me duhen paratë, kështu që do duroj”, thotë ganezja.

Ajo ndihet e mirëpritur në Shqipëri, madje vlerëson njerëzit, madje edhe ushqimin vendas. Por si shumica e të huajve, edhe ajo nuk e sheh Shqipërinë si vendqëndrimi për shumë kohë.

“Njerëzit janë shumë të mirë. Nuk dinë të gjithë anglisht por janë pozitive. Disa prej tyre me tregojnë që mos të dorëzohem sepse kjo është jeta. Disa herë më ofrojnë edhe punë të tjera. Unë erdha te qëndroj vetëm për pak kohë por tani do qëndroj një vit. Nuk e mendoj se do të qëndroj më gjatë. Me pëlqen ushqimi, për mua është i çuditshëm, nuk di ta ha, por po përpiqem”, shprehet ajo.

Historia e Sylvias është tablo e realitetit të sotëm, teksa shumë të rinj shqiptarë zgjedhin të marrin avionin për t’u larguar nga vendi, vendet e tyre të punës po mbushen nga të rinj të huaj, të gatshëm të bëjnë çdo punë për një mundësi më të mirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie

Situata jashtë Parlamentit ka regjistruar tensione të reja. Jashtë oborrit të godinës janë dëgjuar shpërthime, të shkaktuara nga lëndë plasëse të llojit kapsollë, të cilat...
10:22 | 23/07/2026

Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar pa një vendimmarrje konkrete lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit të punimeve të Komisionit...
10:22 | 23/07/2026

Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë

Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit situata mbetet e tensionuar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur...
10:04 | 23/07/2026