GJKKO zhvillon seancën gjyqësore për çështjen Malaj-Mziu, pretendimet e avokatëve
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua këtë të mërkurë seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Ai është paditur nga deputeti socialist Agron Malaj për veprën penale të “shpifjes së kryer botërisht”.
Gjatë seancës, avokati i Mziut, Marash Logu, argumentoi se deklarata e klientit të tij, e bërë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ishte bërë në cilësinë e drejtuesit politik të zonës dhe ishte bazuar në informacione të ardhura nga strukturat e partisë.
Avokati kërkoi nga Prokuroria e Posaçme të bëjë të ditur në çfarë faze ndodhet hetimi i nisur për një ngjarje të ndodhur në Maqellarë, dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit.
Nga ana tjetër, pala mbrojtëse e Agron Malajt, aktualisht deputet i Kuvendit dhe ish-kryebashkiak i Matit, deklaroi se klienti i tyre nuk ka qenë në zonën e Maqellarës ditët kur Mziu pretendon se ka ndodhur blerja e votave.
Padia e Malajt u depozitua pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ky i fundit akuzoi se një automjet po shpërndante para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur