Nxënësi sulmon me thikë mësuesin gjatë orës së mësimit në Francë
Një mësues muzike në një shkollë fillore në lindje të Francës u godit me thikë në fytyrë sot gjatë orës së mësimit dhe ndodhet në gjendje kritike, raporton BFM TV.
Sulmi ndodhi në shkollën “Robert Schumann” në Benfeld, jo shumë larg Strasburgut. Mësuesi 66 vjeç, viktima e sulmit, u shtrua në spital dhe është në gjendje kritike.
Sipas BFMTV, sulmuesi është një nxënës 14-vjeçar dhe u arrestua menjëherë pas sulmit.
Xhandarmëria njoftoi se sulmuesi u përpoq të arratisej dhe se e kishte qëlluar edhe veten me thikw gjatë arrestimit . I riu u transferua me helikopter në një spital lokal dhe është në gjendje kritike, mësoi BFM TV nga një burim pranë hetimit.
Sipas raportimeve, i dyshuari është një nxënës i cili ishte vendosur në një shtëpi dhe ishte i njohur në shkollën e tij për shkrimin e grafiteve naziste.
Arsyeja e sulmit është ende e panjohur.
Nxënësit e shkollës fillore “Robert Shuman” u evakuuan dhe u mblodhën në një sallë menjëherë pas sulmit.
Ata janë nën mbrojtjen e xhandarmërisë dhe prindërve të tyre u është thënë se mund të vijnë të marrin fëmijët e tyre. Ministrja e Arsimit Kombëtar dhe Rinisë e Francës, Elizabeth Bourne, e dënoi ashpër këtë sulm.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë