Sulmet kibernetike që “paralizuan” aeroportet ndërkombëtare, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me sulmin kibernetik që shkaktoi ndërprerje në fluturimet në aeroportin Heathrow të Londrës dhe disa aeroporte të tjera evropiane gjatë fundjavës së kaluar.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) njoftoi se ka arrestuar një burrë në të 40-at në West Sussex, si pjesë e hetimeve për incidentin që preku Collins Aerospace, kompania që ofron teknologjinë për pikat e check-in-it të linjave ajrore.
NCA-ja dhe policia e njësisë së krimit të organizuar arrestuan burrin të martën në mbrëmje, nën dyshimin për shkelje të Ligjit për Keqpërdorimin e Kompjuterëve. Ai është liruar me kusht.
Incidenti kibernetik, i raportuar të premten e kaluar, shkaktoi vonesa dhe anulime të shumta në disa aeroporte, me Brukselin si më të prekurin.
Linjet ajrore që përdorin sistemin e Collins-it detyruan të bëjnë check-in manual të pasagjerëve. Edhe pse vetëm disa operacione në Heathrow u prekën drejtpërdrejt, rreth 20 fluturime u anuluan gjatë fundjavës dhe shumica e fluturimeve pësojnë vonesa.
Aeroportet e Berlinit dhe Dublin-it raportuan gjithashtu vonesa për shkak të incidentit.
Paul Foster, zv/drejtori i NCA-së dhe kreu i njësisë kombëtare për krimet kibernetike, tha: “Megjithëse ky arrest është një hap pozitiv, hetimi për këtë incident është ende në fazat e hershme dhe vijon.”
“Krimi kibernetik është një kërcënim global i vazhdueshëm që vazhdon të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në Mbretërinë e Bashkuar. Së bashku me partnerët tanë këtu dhe jashtë vendit, NCA-ja është e përkushtuar të zvogëlojë këtë kërcënim për të mbrojtur publikun britanik.”
Ky incident është më i fundit në një seri shkeljesh kibernetike që kanë prekur kompani të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar gjatë këtij viti. Prodhuesi më i madh automobilistik në Britani, Jaguar Land Rover, i zotëruar nga Tata, është detyruar të ndalojë prodhimin për javë të tëra pas një sulmi. Gjithashtu, dyqanet Marks & Spencer dhe Co-op kanë pësuar sulme kibernetike me kosto të lartë.
Collins Aerospace është në pronësi të RTX, një nga grupet më të mëdha në botë të industrisë ajrore dhe të armëve, e regjistruar në Nju Jork.
LEXONI GJITHASHTU:
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest