Kërkesat e turistëve zgjasin sezonin në Pogradec, dominojnë vizitorët e huaj
Pogradeci ka zgjatur sezonin turistik këtë vit, pasi ende vijojnë të jenë prezent turistët vendas e të huaj.
Sipas njësive hoteliere muaji Shtator ka qenë i kënaqshëm ndërsa kërkesa ka edhe për muajt Tetor – Nëntor, kryesisht nga grupe të huajsh.
“Gjatë sezonit shtatorit kemi rezervime nga turistë të huaj, në fundjave kemi vendas. Vijnë nga Irlanda, Italia, Gjermania e Spanja. Klientët vendas nga Tirana Durrësi. Kemi rezervime për tetorin e nëntorin.”– Gloria Dumbo, menaxher
“Ne nuk kemi ndjerë vështirësi për periudhën jashtë sezonit. Jemi ndjerë komode. Nga Gjermania, kompani greke që sjell turistë gjermane. Këtë vit në mos gaboj grupet e fundit janë në fund tetori.”– Ilir Gazi, menaxher
Turistët gjermane shprehen të mahnitur me mikpritjen që u është bërë në Pogradec, ndërsa tregojnë se e preferuara e tyre është nata tradicionale shqiptare
” Është hera ime e parë në Shqipëri. Gjëja që më pëlqen më tepër është vëmendja, na trajtoni mire, mikpritje e jashtëzakonshme.”-shprehet një turiste.
“Nata tradicionale shqiptare është shumë e bukur. Kostumet tuaja, këngët. Sidomos ushqimi këtu është i mrekullueshëm.”-shprehet një tjetër turiste.
Zyrtarisht, nga bashkia Pogradec bëhet me dije se numri i atyre që janë akomoduar në 6 muajt e parë në qytetin liqenor jo vetëm që është më i lartë se viti i kaluar por janë rritur dhe ditët e qëndrimit
“Përsa i përket sezonit turistik veror në Pogradec, ka qenë i mbarë duke krahasuar me viti e kaluar numri ka qenë në rritje. Nga kontaktet që kemi patur me strukturat akomoduese rezulton që është I mbarë. Në 6 mujorin kanë qenë rreth 70 mijë, këtë vit 75 mijë. “– Loridela Beqari, përgjegjëse e turizmit
Një tjetër fluks turistësh pritet të sjellin festat e Nëntorit dhe fundvitit ndërsa çmimet vijojnë ende të mos pësojnë rritje në Pogradec.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë