Ekskluzive/Flet babai i vajzës që u hodh nga kati 4 në Sarandë: Ja çfarë po më ndodh
Babai i vajzës nga Saranda, e cila dy ditë më parë tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga pallati ku jetonin, ka folur ekskluzivisht për Euronews Albania lidhur me momentet e rënda që familja ka kaluar, duke rrëfyer se vajza kishte shfaqur shenja shqetësimi prej disa ditësh, por nuk kishte treguar për çfarë bëhej fjalë.
Sipas tij, ngjarja ndodhi pas një periudhe të vështirë për vajzën, e cila dyshohet se është bullizuar në shkollë, ashtu si edhe vëllai i saj i vogël.
“Gjatë këtyre dy javëve të fundit, sidomos javën e fundit vajza ka qenë shumë e shqetësuar. E kuptoja se i jepja lek për të ngrënë dhe nuk hante. Vija në dyshim dhe i thosha më trego. Nuk më tregonte dhe rrinte e mbyllur dhe e shqetësuar. Kjo zgjati 10 ditë që të tilla gjëra dhe nuk më tregonte. Pikërisht ndodhi ajo që u bë pardje, kisha dhe datëlindjen e djalit. Vajza sapo vjen nga shkolla i thotë të vëllait, i tregon diçka a foto a mesazh, ‘kjo më ka bullizuar dhe ironizuar’. Mirë, i thotë vëllai, se do t’i rregullojmë gjërat. Vajza u shtri në krevatin dopio ndërsa bashkëshortja bisedonte me një mësuese jashtë. Edhe dëgjoj një zhurmë nga ballkoni dhe çfarë të shikonte. Zoti i madh e ruajti. Zbritëm poshtë. Kam pasur dhe djalin e vogël në shtëpi, pa shkollë se është arsyeja e bullizmit. Edhe ai bullizohet shumë. Ofendimi nga më të ndryshmet, por edhe bashkëshorten ma shajnë dhe ofendojnë. Që kur ka filluar shkolla djali ka qëndruar vetëm në shtëpi”, – tha babai i vajzës për Euronews Albania.
Vajza fatmirësisht ka shpëtuar pas ngjarjes, ndërsa familja kërkon tani ndërhyrje dhe mbështetje për të përballuar situatën. Ata kërkojnë vëmendje të veçantë ndaj fenomenit të bullizmit në shkolla, që sipas tyre po shkatërron psikologjikisht fëmijët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
- Hidhet nga lartësia e pallatit, shpëton 15-vjeçarja në Sarandë
Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit
72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës
Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
- 18:24 Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
- 18:18 Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit
- 17:59 Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin
- 17:52 FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e Kupës së Botës
- 17:42 Përmbytjet në Misuri, 200 persona të një kampi veror transportohen me helikopter në vende të sigurta
- 17:28 Apple padit OpenAI: Fitoi akses në të dhëna konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve