Shkarkimi i Veliajt/ Manjani: PD nuk është gati për të zgjedhur kandidatin e duhur
Juristi Ylli Manjani ka komentuar në emisionin Now situatën e Erion Veliajt pas shkarkimit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si moment kritik të jetës së tij politike.
Sipas Manjanit, Veliaj ndodhet përballë një zgjedhjeje të rëndësishme politike dhe parashtron dy alternativa që Veliaj mund të ndjekë.
“Veliaj ka vendimin më të rëndësishëm poliktik të jetë së vet, nëse do zgjedhë të ankohet duke ndihmuar kundërshtarin, pavarësisht se çfarë thotë PD-ja.
PD nuk është gati për zgjedhje. PD-së i duhet kohë për të zgjedhur kandidatin e duhur. Këta nuk kanë një kandidat zyrtar. Partia e dytë e madhe nuk ka alternativë, i duhet kohë. Këtë kohë mund ti japë me negociatë ose padashje Erion Veliajt’, tha Manjani.
Nga ana tjetër, sipas Manjanit një skenar tjetër do të ishte që ai të mos bëhet pengesë për Partinë Socialiste dhe të mbështesë kandidaturën e Ogerta Manastirliut.
“Ose alternativa tjetër, që Veliaj të pohojë se nuk bëhet pengesë në partinë e PS-së dhe mund të mbështesë Ogerta Manastirliun.
Veliaj është në izolimin e vet më të thellë. E ka të vështirë të marrë një vendim. Duhet të jetë super i mençur të triumfojë. Është në një situatë, në ato kushte me të sotme dhe të ardhmen, do duhet të zgjedhë mes interesit të vet të ngushtë, pra gjyqi apo zbërthimi i akuzave, apo të zgjedhë ta injorojë veten dhe të jetë korrekt ku ka shërbyer”, tha Ylli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
- 19:21 Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë
- 19:20 Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Vala e të nxehtit nxit zjarre në Francë, Greqi dhe Spanjë. Zjarrfikësit në betejë me flakët