Kapen 8 mln € kanabis në Greqi, goditet banda shqiptare. Në pranga koka e grupit
Një operacion i gjerë i policisë greke, në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal në Athinë, të përbërë nga shtetas shqiptarë. Aksioni u zhvillua në kryeqytetin gre dhe Arkadi, ku u sekuestrua një sasi e madhe droge dhe armësh, ndërsa në pranga ranë gjashtë persona.
Sipas autoriteteve, grupi kishte ngritur një aktivitet të strukturuar kriminal duke kultivuar kanabis dhe duke tregtuar edhe kokainë e droga sintetike. Në krye të organizatës qëndronte 39-vjeçari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki ishte 36-vjeçari Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtjen dhe magazinimin e drogës u arrestuan 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoji. Në pranga ra gjithashtu edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit iu gjet një thikë dhe rezultoi se qëndronte në mënyrë të paligjshme në Greqi.
Gjatë kontrollit, policia greke bllokoi 1 ton e 161 kilogramë kanabis, 1640 rrënjë të mbjella, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë, 9 tabela ekstazi dhe një arsenal armësh që përfshinte dy pistoleta, një kallashnikov, një granatë dhe 134 fishekë. Gjithashtu u sekuestruan katër peshore elektronike, tre automjete, shtatëmbëdhjetë celularë, 12.250 euro false si dhe shuma të tjera parash në valuta të ndryshme. Nga tregtimi i lëndëve narkotike, grupi pritej të përfitonte rreth 8 milionë euro.
Burime policore bëjnë me dije se Fatjon Prendi rezulton me precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasjeje dhe grabitje në bashkëpunim, ndërsa ishte nën masën detyrim paraqitje. Edhe Arben Mashi ka të shkuar kriminale, pasi më parë është proceduar për organizatë kriminale. Operacioni cilësohet si një nga goditjet më të mëdha të viteve të fundit ndaj grupeve shqiptare që veprojnë në territorin grek.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqiptari në Itali kapet me kokainë në makinë, për pak u aksidentua me policinë
- Operacioni anti-drogë, SPAK: Janë sekuestruar 17 ton kokainë dhe milona euro pasuri
Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri
U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
- 15:53 Protestat, Rama me të rinjtë në Jalë: Algoritmi aplifikoi negativitetin, iu hodh benzinë zjarrit
- 15:48 Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente
- 15:44 Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
- 15:39 Presidenti turk përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë
- 15:36 Biologu zbulon një specie të re kërmilli deti, i vendos emrin Vozinha në nder të portierit të Kepit të Gjelbër
- 15:23 Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri