Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, arrestohen 3 kineze dhe organizatori
Policia e Durrësit ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit, në kuadër të operacionit të koduar “Space”. Si rezultat i hetimeve, është arrestuar organizatori i dyshuar, shtetasi turk I. Y., 37 vjeç, i cili dyshohet se ka rekrutuar 3 shtetase kineze për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 3 celularë të tij, ndërkohë që në pranga përfunduan dhe shtetaset kineze.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme dhe ndjekje penale ndaj të gjithë personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
“Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në një rast të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, identifikuan organizatorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar 3 shtetaset kineze (të arrestuara gjatë operacionit “Space”), për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës”, thuhet në njoftimi në policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)