FOTO/ Ky është biznesmeni italian i cili u gjet i vrarë në Tepelenë

27 Shtator 2025 | 18:56

Personi që shihni në foto është 44-vjeçari italian Edoardo Sarchi, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës.

44 vjeçari është me origjinë nga Varese, administrator i fabrikës së tullave “Tegola Edilcentro” në zonën e Laprakës në Tiranë, ku banonte prej 20 vitesh.

Policia ka shoqëruar katër persona lidhur me vrasjen, mes tyre Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, si dhe një person të katërt, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Deri më tani, nuk ka një pistë konkrete për motivet e ngjarjes.

Deri më tani, sipas burimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan, mes Nivicës dhe Salarisë, pak pas mesnatës. Sarchi kishte shkuar për gjah së bashku me tre persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij, Eqrem Braçe, dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe. Ata kanë udhëtuar drejt vendngjarjes me dy automjete, një Land Rover dhe një Volkswagen, të cilat u gjetën nga policia në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në ekzekutimin e 44-vjeçarit italian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026